A. Skeja 35-vjeç, shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve në Librazhd është vënë në hetim nga specialistët e ekonomik pasi akuzohet se abuzonte me fondet e kësaj shoqërie.
Ndaj saj rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:
A.S. 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie”, njofton policia.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.