A e do edhe ti një dhuratë “të vogël” si kjo që do Vesa Luma

Vesa Luma i ka të qarta dëshirat dhe sigurisht që për to i drejtohet bashkëshortit të saj, Big Basta. Ajo ka treguar publikisht çfarë dhurate do për ditëlindje në maj të këtij viti. Për ta “prekur pak në sedër” që të mundohet t’ia realizojë, ajo i bëri edhe “tag” në sy të të gjithëve. Në foton që ndau me fansat është një jaht jo dhe aq modest që me siguri shumë do ta donin.

Frymëzimin Vesa e ka marrë nga vendi ku jeton, pra Zelanda e Re, ku siç ajo vetë ka shpjeguar, barkat dhe anijet janë të pranishme më shumë se në çdo vend tjetër të botës. A do ja realizojë dëshirën Big Basta nuk e dimë, por maji nuk është aq larg, kështu që do e shohim.