Kryeministri Rama ka folur për mediat pas një mbledhje të shkurtër në selinë e PS, menjëherë pas përfundimit të asamblesë së partisë. Pyetjes nëse do rikthehet Fatos Nano në PS dhe të kandidojë për deputet, Rama iu përgjigj dhe me pak humor, duke lënë të kuptohet se kjo nuk do të ndodhë. Ai tha se Nano është lideri historik i PS dhe vazhdon të japë kontribute dhe këshilla sa herë Rama ia kërkon.
Pjesë nga prononcimi i Ramës:
Hapim tani dhe derën për këdo në Shqipëri apo emigracion që mendon se ka arsye që të shprehë interesin për të qenë deputet i PS. Nga ana tjetër, kemi një taks forcë që funksionon në kohë reale në hapësirën tonë online, kështu që kryesia faktikisht është e fundit që më shqetëson në këtë moment. Duhet të kemi fokus tek njerëzit jo tek vetja. Nuk është cështje hatgërmbetje, por fokusi, harmonie dhe e nevojave që kemi. Kryesia pak a shumë janë të gjithë ata që janë të zgjedhur e kryejnë detyra. Mos u shqetësoni.
A do jetë Fatos Nano në listën e PS?
Nga e keni marrë këtë lajm nga Europa. I ka dhënë një front PS dhe është lider historik. I ka dhënë çka patur dhe tani jep me zemërgjërësi eksperiencën e tij me këshilla. Siç do bëj unë kur mos jem më kryetar. Nuk kam nevojë për audiencë dhe lajme të tilla palidhje. Do të marrim vlerësimet e partisë për deputetët aktualë, do marrim shprehjet e interest për këdo që shet tek ne forcës të cilës mund ti japë më shumë dhe këtu do ti ftoja mësueset, mjeket megjithëse janë shumë më të vlefshëm aty ku janë se në Kuvend, fermerët, emigrantët, artistët në skenë janë të vyer por kushdo që dëshiron futet në PS. Statute është puna jonë jo e juaja.