Pak ditë më parë pjesëmarrja e Eva Muratit në emisionin Italian “Tiki Taka” bëri namin në rrjetet sociale. Moderatorja rrëmbeu vëmendjen e të gjithë italianëve me bukurinë dhe elegancën që e karakterizon. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim Eva kësaj radhe u shfaq në rolin e opinionistes, detyrë të cilën e çoi deri në fund me sukses dhe i la të gjithë gojë hapur.
E ftuar në emisionin “Rudina” Eva tregoi se ka firmosur një kotratë shumë të rëndësishme në Itali me një kompani menaxhimi.
“Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emision, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur”- u shpreh Eva.
Pra, Evën do e shohim imazhin e dy kompanive të cilat operojnë dhe në Shqipëri për çanta dhe rroba banjo. Ndërkohë, e pyetur nëse do të linte Shqipërinë Murati thotë se i pëlqen puna dhe karriera që ka ndërtuar këtu dhe nuk do të largohej.