Elbasan/ Ambasadori i BE-së viziton sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale”

Ambasadori i BE ishte në Elbasan ku së bashku me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja vizituan projektin social “Tradita ime Artizanale”, i cili ka në fokus mbështetjen e grave dhe vajzave në nevojë dhe i ndërtuar në një nga pronat e sekuestruara të veprimtarive kriminale. Ndërsa Risena Xhaja, Kryeadministratorja e Agjencisë se Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara gjatë këtij aktiviteti u shpreh se ishte kënaqësi për të që aktivitetin e parë në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara e zhvilluan në një sipërmarrje, pjesë e programit TWIST, të financuar nga Komisioni Evropian, që ka në fokus mbështetjen e nismave të tilla sociale, përmes ripërdorimit të pronave të konfiskuara. Në fakt, përmes shembujve të tillë, ne përmbushim edhe një nga qëllimet kryesore të ligjit mbi administrimin e pasurive të konfiskuara, që është rikthimi në komunitet i pasurive të fituara në mënyrë të jashtëligjshme.

“Tradita ime Artizanale” është një sipërmarrje sociale në qytetin e Elbasanit, që ka në fokus mbështetjen e grave dhe vajzave në nevojë, duke ruajtur në anën tjetër traditën tonë me prodhime artizanale. Nisma të tilla që fuqizojnë komunitetet, mbështesin gratë dhe vajzat në nevojë apo edhe kategori të tjera në nevojë, promovojnë vlerat dhe traditat tona shumëvjeçare, jo vetëm që duhen mbështetur, por edhe zgjeruar më tej.

 Në këtë kuadër, bashkëpunimi me institucionet e pushtetit vendor, si në këtë rast me Bashkinë e Elbasanit, por edhe me bizneset, organizatat e shoqërisë civile, mediat, është me rëndësi të posaçme, edhe për arsyen e thjeshtë se produktet e këtyre grave dhe vajzat, pra këto qilima të bukur dhe të veçantë që ato prodhojnë, duhet të gjejnë një treg, në mënyrë që sipërmarrje të tilla të jenë sa më e suksesshme.

 Ne jemi të vendosur për të vijuar në këtë rrugë, edhe me ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të partnerëve tanë, Komisionin Evropian, OSBE-në, aktorët e shoqërisë civile, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për kontributin e dhënë përgjatë këtyre viteve, duke bërë të mundur që pasuritë e sekuestruara të përdoren në të mirë të komuniteteve dhe për kauza sa më të drejta sociale.I kam kërkuar stafit të Agjencisë që të realizojmë një inventarizim sa më të plotë të të gjitha pronave dhe pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, në mënyrë që të kemi edhe një regjistër të digjitalizuar, me informacion për secilën pronë, gjë që më tej do të shërbejë edhe në funksion të nismave të ngjashme në të ardhmen.Ne do të zgjerojmë më tej forma të tilla të bashkëpunimit, në mënyrë që çdo pasuri të shndërrohet në përfitime reale për shoqërinë. 

“Tradita Ime Artizanale” është një Sipërmarrje Sociale në Elbasan e cila ka në fokus mbështetjen e grave dhe vajzave në nevojë duke i mësuar atyre teknikën e thurjes së qilimave. Kjo sipërmarrje synon të ruajë traditën Shqiptare me prodhime artizanale dhe ta përçojë atë anë e mbanë botës.

Iniciativa buron nga dëshira dhe përkushtimi i Fondacionit Joscelyn për të rimarrë një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar në Elbasan dhe për t’ia kthyer atë komunitetit, duke e shndërruar në një punishte ku thuren fije “ari” dhe ku kreativiteti dhe njohuritë e grave mund të shfrytëzohen dhe zhvillohen gjithnjë e më tej. Ideja e teknikës së thurjes së qilimave (kilim ne turqisht) është fryt i përvojës personale të një grupi grash artizane që gjatë regjimit komunist në një fabrikë qilimash në pronësi të shtetit ku ishin të punësuar rreth 1200 njerëz ,pothuajse të gjitha gra. Pas rënies së regjimit në vitin 1991, fabrika u mbyll dhe tezgjahët u shitën. Një nga gratë që kishte punuar në tezgjah për trembëdhjetë vjet bleu dy të tillë. Ajo gjeti modelet origjinale të qilimave dhe i shpëtoi ato nga harresa dhe shkatërrimi. Për gati tridhjetë vjet ajo vazhdoi të punojë me shumë pasion në shtëpinë e saj dhe tashmë falë kësaj sipërmarrje do t’ua mësojë këtë traditë të lashtë edhe grave të tjera bashkë edhe me ish koleget e saj. Kjo trashëgimi do të përcillet dhe do t’u japë dinjitet dhe shpresë atyre që kërkojnë perspektiva të reja përmes artit të thurjes së qilimave.