Prifti i Elbasanit bën ankesën e çuditshme në Facebook: “Shërbej prej 14 vitesh por më kanë bërë bllok”

Prifti Heliodor Demiri i Elbasanit shkruan një ankesë të papritur në rrjetin social Facebook.
Ai është i pakënaqur me faktin se faqja zyrtare e kishës së Shën Nikollës në Elbasan e ka bllokuar atë, ndërkohë që ai ka shërbyer me devotshmëri në këtë kishë për 14 vite.
Prifti Demiri, në statusin e tij, pyet me habi, “Më falni miq. Më kanë bërë bllok tek faqja kishës Shën Nikolla, Elbasan, ku unë kam shërbyer për 14 vite. Çfarë problemi mund të kenë me mua? Çfarë shkrimi i imi nuk u pëlqen?”


Ky ngjarje ka shkaktuar debat dhe spekulime në rrjetet sociale rreth arsyetimit të bllokimit të tij dhe është bërë burim i interesit të madh në komunitetin online.