Osman Beqiri tregon se ky mulli jo vetëm pronë e trashëguar brez pas brezi nga familja, por gjithashtu është një dëshmi e historisë dhe traditës së këtij fshati.
Ai rrëfen se kur ishte i vogël, babai e merrte me vete për t’i mësuar se si ta vinte në punë mullirin dhe të bluante. Edhe sot pas rreth 4 shekujsh mulliri vazhdon të punojë si dikur, me ujë.
Edhe pse thotë se ka qenë i detyruar për arsye ekonomike të bëjë edhe punë të tjera, mullirin nuk e ka mbyllur kurrë.
Edhe pse kohët kanë kaluar dhe përdorimi i teknologjise e ka zbehur këtë punë, sërish Osmani nuk ka hequr dorë nga ky profesion. Tregon se për të ka vlerë emocionale dhe nuk do ta mbyllë kurrë, edhe pse me keqardhje pranon se tashmë fshataret bluajnë shumë më pak.
Të bluarit e mistrit, grurit apo edhe elbit në mënyrë artizanale veç kënaqësisë, ka edhe një ndikim në shijen e produkteve qe gatuhen me miell të buar në mulli.
Pjesët e mullirit i di me detaje dhe shpjegimin për to e bën me shumë pasion.
Osmani thotë se gjatë viteve të fundit mulliri i tij është kthyer edhe ne një pikë turistike pasi shumë njerëz të apasionuar pas historisë dhe kulturës vijne posaçërisht për ta parë, dhe kjo e bën krenar./abcnews.al