Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar ka organizuar konferencën e radhës me temë, “Të ndërtosh ura për një Ballkan të mirë”.
Qëllimi i kësaj konference është për të ndërtuar ura të qëndrueshme ndërveprimi mes komuniteteve diverse të cilët e pasurojnë edhe më shumë dinamikën historike të rajonit të Elbasanit.
Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, moderator i konferencës, vlerësoi të gjithë aktorët të cilët sipas tij “kanë qenë të angazhuar kundër një ekstremizmi të mundshëm dhe në mbrojtje të një modeli shoqërie të shëndetshme për komunitetet tona. “Rajoni i Ballkanit Perendimor ndan po aq konflikte sa edhe hapësira për bashkëpunim, po aq dhunë sa edhe mundësi për t’i ofruar njëri tjetrit paqe dhe siguri, sepse e kaluara e përbashket dhe thyerja e saj në pasqyrimin e këtyre 32 viteve përpjekje për shtet-ndërtim, për njohje ndërkombëtare, për rivendosje marrëdhëniesh diplomatike, për krijimin e aleancave të reja, na kanë bërë njëkohësisht edhe më këmbëngulës për ta rivendosur besimin në qendër të urave ndërlidhëse në rajon”.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.