UEFA përfshin arbitrin elbasanas Enea Jorgji në projektin që do t’i japë mundësinë të drejtojë ndeshjet e Champions Leagues.
Të tjera lajme të mira vijnë nga UEFA për arbitrat shqiptarë e që dëshmojnë rritjen e tyre profesionale. Komitetit Arbitrave të UEFA-s ka vendosur që arbitri shqiptar Enea Jorgji të jetë pjesë e projektit “Talent & Mentor 2022” të UEFA-s për arbitrat e nivelit të kategorisë së parë.
Ky është një sukses i vërtetë për Jorgjin si edhe për arbitrimin shqiptar, pasi i jep mundësi atij që brenda pak kohe të jetë ndër emrat e arbitrimit elitar në UEFA.
Në dhjetor të vitit kaluar ai hyri në histori si arbitri i parë shqiptar që u bë pjesë e kategorisë së parë me një vendim të Komitetit Arbitrave të UEFA-s.
Kjo i jep mundësi Enea Jorgjit të jetë arbitër në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.