Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se sot është mbledhur Komiteti Kombëtar i Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, për planin e masave për virusin e lisë së majmunit.
Manastirliu shkruan se vendi ynë ka risk të ulët për përhapjen e këtij virusi, megjithatë ka nisur zbatimi i planit të masave të shëndetit publik për çdo situate:
“Diskutuam këtë mëngjes me ekspertët e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, për planin e masave për virusin e lisë së majmunit.
?? Vendi ynë ka risk të ulët për përhapjen e këtij virusi, megjithatë ka nisur zbatimi i planit të masave të shëndetit publik për çdo situatë?
Mirënjohje për profesorët e nderuar Eduart Kakariqi, Gjeorgjina Kuli, Genc Sulçebe, Najada Çomo, Aida Bushati, Silva Bino, Eugena Tomini për seriozitetin dhe punën e palodhur në përgjigje të çështjeve të shëndetit publik” shkruan Manastirliu në postimin e saj.
Komiteti i Ekspertëve të Imunizimit ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.
“Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimt ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi, për të mundësuar që përsa i përket kontakteve të afërta të rasteve, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë. Një vaksinë, e cila ka një efikasitet, sikurse edhe studimet tregojnë, rreth 85% përsa i përket mbrojtjes nga lia e majmunëve. Vlerësohet nga ekspertët tanë që do të jetë një sasi, e cila për këtë fazë do t’i dedikohet kontakteve shumë të afërta apo edhe personelit mjekësor, që mund të jenë në përballje këtë sëmundje”, tha Manastirliu.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.