Nesër “paralizohet” Tirana/ Shoferë bëni kujdes! Ja ku duhet të kaloni, zbulohen rrugët që bllokohen…

Dita e nesërme 25 maj Tirana do të jetë e paralizuar në kuadër të organizimit të finales së Conference Leagues që zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoordit, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj. Harta (në shqip e anglisht) tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë.

Policia e Shtetit vlerëson shumë mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkon drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në zonat përreth ku zhvillohet aktiviteti sportiv, si një ndihmë e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.

Rrugët me ngjyrë të kuqë tregojnë se nuk do të lejohet asnjë qarkullim makinash. Me ngjyrë të verdhë do të jenë në gjendje të lëvizin vetëm automjetet e personave që kanë një biletë.  Me ngjyrë jeshile janë rrugët që do lejohet qarkullimi për fansat, stafin dhe policinë. Me ngjyrë kafe do të jenë rrugët e emergjencës. Ndërsa me ngjyrë blu janë rrugët që të çojnë në stadium. Siç mund t’i shihni në hartë, rrugët me jeshile janë të aksesueshme më 25 maj.

Më poshtë emrat e rrugëve të bllokuara në Tiranë:

Rruga e “Durrësit”

Rruga e “Kavajës”

Rruga “Myslym Shyri”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “Xhorxh Ë Bush”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “Ismail Ndroqi”

Rruga “Luigj Gurakuqi”

Rruga e “Dibrës”

Rruga “Urani Pano”

Rruga “Dedë Gjo Luli”

BLV. Zogu i Parë

BLV. Bajram Curri

BLV. Gjergj Fishta

BLV. Zhan D’ark

BLV. Dëshmoret e Kombit

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga Leke Dukagjini

Rruga “Faik Konica”

Rruga “Dervish Hima”

Rruga “Asim Zeneli”

Rruga “Ismail Qemali”

Rruga “Mustafa Matohiti”

Rruga “Jul Variboba”

Rruga “Fatmir Haxhiu”

Rruga “Gjergj Filipi”

Rruga “Pjetër Bogdani”

Rruga “Nikolla Tupe”

Rruga “Brigada e VIII”

Rruga “Pashko Vasa”

Rruga “Çamëria”

Rruga “Ukraina e Lirë”

Rruga “Abdyl Frashëri”

Rruga “Skerdilajd Llagami”

Rrugë të kufizuara për emergjenca dhe autorizim:

Rruga e Rinasit

Rruga interurbane Durrës-Tiranë

Rruga Fushë Krujë-Vorë

Rruga Elbasan-Tiranë

Rruga Durrës-Tiranë, nga Ndroqi

Rruga “Dritan Hoxha”

Rruga “Teodor Keko”

Unaza e Madhe

Rruga e Elbasanit

BLV. Bajram Curri

BLV. Gjergj Fishta

Rruga “Muhamet Gjollesha”

Rruga “Sulejman Delvina”

Rruga “Asim Vokshi”

Rruga “Reshit Petrela”

Rruga “Ferit Xhajko”

Rruga Bardhyl

Rruga “Arkitekt Sinani”

Rruga “Sami Frashëri”

Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”

Rruga e Barrikadave

Masa të veçanta janë parashikuar nga Policia e Shtetit, për të qenë prezent për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillojë Bashkia e Tiranës, për pritjen e sportdashësve të dy ekipeve në dy “Fan Zonat”, tek shëtitorja “Murat Toptani”, për sportdashësit e ekipit të Feyenoord dhe në zonën e Amfiteatrit në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, për sportdashësit e ekipit të Romës, por edhe në aktivitetin festiv që do të organizohet në sheshin “Skënderbej”.

Lëvizja e sportdashëve të ekipit të futbollit të Feyenoord drejt stadiumit do të bëhet e grupuar në këmbë nga “Fan Zona” tek pedonalja “Toptani”, përgjatë bulevardit “Deshmorët e Kombit”, në rrugën “Gjergj Filipi”, ndërsa ajo e sportdashësve të ekipit të futbollit të Romës drejt stadiumit do të bëhet e grupuar në këmbë nga “Fan Zona” tek Amfiteatri në kodrat e Liqenit Artificial, sheshi “Chopin”, rruga “Lek Dukagjini”.

Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, për këtë aktivitet të rëndësishëm, konsistojnë në disa plane, si në:

– Eskortimin e ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoord nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

– Eskortimi i Personaliteteve të Larta të UEFA dhe Personaliteteve të tjera Shtetërore nga aeroporti i Rinasit në hotel dhe në kthim për në Rinas;

– Eskortimi i automjeteve me sportdashës të të dy ekipeve të futbollit nga Rinasi dhe Durrësi në Tiranë dhe në kthim;

– Garantimin e rendit publik në dy “Fan Zonat” ku do të qëndrojnë një pjesë e mirë e sportdashësve të të dy ekipeve, gjatë lëvizjes së tyre nga “Fan Zona” në stadium dhe largimin në përfundim të ndeshjes;

– Organizimin e pikave të kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium, në rrugën “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” dhe tek kolonat në sheshin “Italia”;

– Mbështetjen e stjuartëve gjatë kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium;

– Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

– Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

– Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit etj.

Me qëllim garantimin e një mjedisi sa më të sigurtë për sportdashësit e të dy ekipeve të futbollit, si dhe sigurimin e lëvizjes së tyre, Policia e Shtetit, në bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, do të marrë masa për kufizimin e lëvizjes së automjeteve në disa akse rrugore, duke filluar nga stadiumi deri në sheshin “Skënderbej”, në lindje deri në Rrugën e Elbasanit dhe në perëndim deri në rrugën “Sami Frashëri”.