Dje përfaqësuesit e mazhorancës nxituan të mbulojnë me plehra procedurën korruptive të inceneratorit të Elbasanit të vënë në sekuestro nga SPAK.
Në Elbasan inceneratori është ndërtuar, por ai nuk është teknologjia më e mirë.
Inceneratori është aty, por është i ndërtuar me një skemë mafioze grabitëse të drejtuar nga Rama. Qytetarëve të Elbasanit iu grabitën 22 milion euro, ndërkohë që kostot për të janë disa herë më të vogla.
Qytetarëve të Elbasanit krahas 22 milion eurove vazhdohet t’i vilen xhepat nga Rama-incenerator me tarifa pastrimi të të shtuara për të mbajtur inceneratorin, megjithëse ata e kanë paguar njëherë atë dhe megjithëse u premtua se ai do ishte rentabël me shitjen e energjisë dhe avullit.
Po helmimi për Elbasanin a përfundoi?!
Aspak!
Mali i plehrave i fshehur pas godinës më ngjyra, siç shihet në fotot, që nuk ngjan aspak si landfill, vazhdon e rritet në përmasa gjigande.
Hiret kancerogjenë që dalin nga djegia siç u pohua live, nuk asgjësohen, por hidhen në landfill, ku procesi kontaminues prek ujërat, ajrin dhe tokën.
Gazrat pa ngjyrë dhe pa aromë, të çliruara nga inceneratori i drejtohen herë qytetit dhe herë Bradasheshit, duke mbjellë vdekjen e padukshme.
Avokatia politike e krimit i shërben vetëm krimit dhe jo interesit publik.
E vërteta e inceneratorit është tronditëse!