Serviset e makinave në Tiranë janë hapur vend e pavend si kërpudhat pas shiut. Por ndonëse prej dy vitesh është vendosur nga Ministria e Transporteve që të kontrollohen bizneset që bëjnë riparimin e automjeteve, shit-blerjen e tyre apo shërbimet e tjera, qytetarët përballen me mungesë korrektësie, profesionalizmi, madje edhe me vjedhje nga mekanikët
Kjo i ka ndodhur edhe një të riu nga Tirana i cili tregon për JOQ.al se ka çuar makinën e tij për shërbim para se të bënte kolaudimin. Mirëpo kur ka shkuar tek kontrolli i kanë zbuluar se nuk kishte katalizator për gazrat. Djali këmbëngul se makina e kishte para se ta dërgonte makinën në servis dhe tregon se nuk i besonte syve kur ka parë që i mungonte kjo pjesë. Ai thotë se për të blerë një të ri duhen të paktën 400 euro.
Mesazhi i djalit për JOQ:
E kam çuar makinën për t’i bërë shërbimin dhe e lashë në servis se kisha për ta çuar në kolaudim. Kur shkova te kolaudimi më ngelën për gazrat, më thanë shko vendosi katalizator, por makina e kishte, kur shkoj për ta kontrolluar tek një servis tjetër aty afër më thanë: O shoku ta paskan vjedh. I thashë s’ka mundësi, kur e çmontoi e pashë me sytë e mi dhe i bëra foto. Prandaj të gjithë ata që çojnë makina nëpër servise të jenë prezent kur i bëjnë shërbim makinës. Janë bërë serviset “Zot na ruaj”. Tani pyeta për katalizatorin dhe kushton më i liri 400 euro.”