Policët kanë ndaluar një makinë gati-gati të shkatërruar në Norfolk të Britanisë së Madhe. Makina dukej që kishte pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e jashtme, por edhe më keq ishte situata në brendësi të saj.
Policët kanë shqyer sytë kur kanë vënë re se shoferi po drejtonte mjetin pa timon dhe në vend të ndenjëses kishte vendosur një legen të kthyer sëprapthi.Makina, që besohet të jetë Peugeot 206, u ndalua për shkak se nuk i kishte dritat e ndezura, i mungonin mbrojtëset e përparme dhe gomat i kishte të shfryra.
Megjithëse i mungonin panelet e dyerve, marshi dhe frenat e dorës ishin në gjendje të mirë bashkë me ndezësin e duhanit dhe tapetin për t’i vënë këmbët.Ende nuk dihet se çfarë dënimi duhet të paguajë shoferi, për veturën në gjendje të rënduar, që tashmë i është konfiskuar.