Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Biznesmeni 55-vjeçar Pilot Rroli është vrarë me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit në vendin e quajtur Sanxhan. Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është qëlluar me armë zjarri.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, po ashtu janë ngritur pika kontrolli dhe në ndihme të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe të FNSH.