Pas ngjarjeve të fundit ndodhur në shtëpinë e BBV, ka qënë pikërisht producentja e këtij spektakli Lori Hoxha, e cila ka marrë një vendim d rastik për njërën nga ish banoret e shtëpisë më të famshme. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren Semi Jaupaj e cila pas ngjarjeve të ndodhura midis Donaldit dhe Beatrix ka reaguar duke sulmuar produksionin e këtij spektakli.
Sipas Semit, shoqja e saj e ngushtë Bora Zemani, ka kërkuar ti dërgojë një dhuratë Donaldit brenda shtëpisë së BBV duke i dhënë edhe një shenjë që po e pret jashtë, por kjo dhuratë është refuzuar nga produksioni i BBV. Pas kësaj, Semi ka reaguar duke ofenduar produksionin dhe duke e bërë shkaktarë të pr ishjes së një dashurie duke e cilësuar Borën si të përdorur keq nga produksioni.
Semi gjithmonë ka theksuar se Donaldi është i dashuruar me Borën por në mungesë të një shenje nga jashtë ka kryer veprimin aq të komentuar në shtëpinë e Big Brother Vip. Nëse produksioni do të kishte shfaqur qoftë edhe videon e Borës që vendos varësen në qafën e Donaldit nuk do të kishte vepruar në atë mënyrë, cilëson Semi në burime të afërta pranë këngëtares.
Ndoshta marrëdhënien me Trixën, Semi e sheh si një formë h ak ma rrje të Donaldit kundrejt Borës. Pas këtij reagimi ka qënë pikërisht Lori Hoxha ku nëpërmjet një emaili zyrtar ka informuar çdo produksion të ‘Top Channel’ që kjo këngëtare të mos jetë e ftuar në asnjë program të Top Channel, duke e futur automatikisht në ‘listën e zezë’ të këtij televizioni.
Shpë rth ime nervozizmi ka patur edhe moderatorja Bora Zemani, e cila ka cilësuar se është ndjerë e përdorur nga strukturat e televizionit. Duke qënë se Bora ka një marrëdhënie pune me këtë televizion ka qënë shumë më tepër e përmbajtur në deklarata publike. Nuk dimë ende nëse marrëdhënia e Borës me këtë televizion do të vazhdojë edhe sezonin tjetër apo ajo do të ndërpritet.
Veprimi i produksioni për “telenovelën” Bora-Donald-Beatrix, ka marrë shumë kritika dhe nga ish-lojtarë të Big Brother apo dhe nga personazhe të njohur publik në vendin tonë. Madje, edhe në profikin zyrtar të Arbana Osmanit sa herë që ajo bën postime në lidhje me Big Brother Vip ose jo, ka ndjekës që ia përmendin shpesh “lojën” që po bën produksioni i këtij formati./Pamfleti