Arjan Konomi sot ka publikuar disa video në Instagram Story duke folur mbi reagimet e njerëzve ndaj famës dhe të të kërkuarit të bëhen sa më shpejt ‘dikushi’. Nuk dihet nëse këto video vijnë si mesazh për situatën Bora-Donald-Beatrix, apo në lidhje me konkurrentët e Për’puthen.
Kjo, sepse ka zëra se sot në Për’puthen Prime do ketë një debat të ashpër midis Arjanit dhe Alvisës. “Pse po e bëj këtë story? Sepse mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash?
Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë,apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan”.
“E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranik social, është e mbushur shoqëria jonë”, tha Arjani.
Ndërkohë që më herët gjatë kësaj jave Arjan Konomi ka dashur të mbështesë Borën publikisht por pa përmendur në asnjë moment situatën e krijuar me Donaldin. Në momentin kur Bora përshëndet Arjanin, ai i mori disa minuta kohë që ta komplimentonte dhe madje i tha dhe që është prezantuesja më e mirë. Arjani e falenderoi për energjitë pozitive që jep Bora, pavarësisht “ditëve të zymta” në të cilat ndodhemi.
“Je bërë shumë elegante sot me këtë veshjen, që të shkon shumë. Në këto ditë që janë kështu me atmosferën kështu të zymtë, që ka filluar i ftohti, që është kështu si shi, kanë filluar griprat. Ti rrofsh që na jep energji pozitive dhe të kemi prezantuesen më të mirë në Shqipëri,” – i tha Arjani Borës.
Përveç Arjanit, një tjetër emër i njohur i ka dhënë një mesazh direkt Borës. Lidhja e bujshme qe cmendi nje Shqiperi te gjithe, ka nxitur dhe reagimin e Roza Latit. Me ane te nje postimi ne rrejtin social Instagram, moderatorja ka shprehur hapur mbeshtetjen per Bora Zemanin, duke e cilesuar situaten e e krijuar te rendomte dhe te perhapur masivisht.
“Ky eshte nje fenomen qe ndodh rendom ne historine njerezore. Jo vetem ne Shqiperi. Fatkeqesia ketu eshte qe u be publike. Dhe Bora Zemani eshte personazh publik. S’eshte as hera e pare as e fundit qe shohim e degjojme te tilla situata. Mos me thoni qe edhe juve nuk ju kane bere goditje te tilla..? Qe s’jeni tradhetuar nga ata qe ju deshen, ju perkrahen e ju duartrokiten…. Opinioni im eshte qe Karma EKZISTON. Dhe kthehet cdo gje ne kete jete. Lahet cdo gje ne kete jete. Bora e dashur mbaje koken lart. Dil bej qejf. Shijo karrieren se je vajze qe punon. Je tjeter nivel. Ke nje publik te tere qe te do. Te dua edhe une.”, shkruan ajo ne instagram.