Ashtu siç pritej, certifikata e vaksinimit do të vendoset edhe për baret dhe restorantet, si dhe në të gjitha strukturat e shërbimit në Shqipëri. Lajmin e dha vetë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend ditën e sotme.
“Si hyhet në një lokal, në një bar, në një restorant në Evropë? A hyhet me Green Pass? Do ta vëmë Green Pass-in? Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit? Do ta vëmë Green Pass-in. E vendosëm në universitete. Do ta vëmë edhe ne Green Pass në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit”, deklaroi ministrja Manastirliu.
Pajisja me Green Pass u vendos fillimisht si e detyruar në universitetet e vendit, ku studentët për të hyrë në auditore duhet të kenë certifikatën e vaksinimit Covid ose një vërtetim se e kanë kaluar virusin në 6 muajt e fundit.