Ishte duke vjelë arrën, bie nga pema. Ndërron jetë 40-vjeçarja/ Detaje

Një 40-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele, pasi aksidentalisht ka rënë nga një pemë. Ngjarja ndodhi në fshati Mesul të Pukës.  Sipas policisë, shtetësja me iniciale D.K. ka ndërruar jetë rrugës për spital.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Mesul, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, shtetësja D.K, 40 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga një pemë arrë në pronë të saj dhe për pasojë ka humbur jeten rrugës për në spital.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë  dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentin e plotë  të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel