Ndërsa avioni i afrohej Rinasit, dëgjoj një shqiptare nga këto që jeton ne Angli: Sa qytet i shëmtuar është (referuar Tiranes). Një pyetje kam për ju që vini çdo verë: Kur sju pelqen, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që jetojme këtu në këtë “shëmtinë” tonë.
Se nuk e di për ju, por unë nuk i ndërroj me asnë vend të botës rrugicat e Shkodrës, qetësinë e Shirokës, rërën e Velipojës, magjepsjen e Valbonës, lartësinë e kanioneve të Osumit, mëngjesin e Livadhit, ngjyrat e Dhërmiut, gurgullimën e lumit të Shalës, aventurën e Thethit, freskinë e Dajtit, rrugicat e Liqenit, shëtitjen e pedonales, bardhësinë e Voskopojës, madje madje as atë kafenenë e perhershme që më është bërë si shtëpi e takoj njerëzit më të dashur.
Se ngado qe shkoj, edhe pse mahnitem, prap mezi pres të kthehem të ajo kafene e tek gjithçka që është e imja po aq sa e juaja.
Nga Erjona Rusi