Disa persona në Elbasan janë përfshirë në një sherr ku është dashur ndërhyrja e policisë. Megjithatë në ngjarjen që ndodhi në afërsi të markatës në qytetin e Elbasanit, është sulmuar dhe ďhunuar një efektiv policie. Policia sapo ka marrë njoftimin për konfliktin ka shkuar mënjeherë, por në momentin e mbërritjes personat kanë qëlluar me sende të forta makinën e uniformave blu.
Pas mbërritjes së përforcimeve është bërë e mundur pŗangosja e disa prej personave. Ndërkohë në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një mjet prerës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.