Djemtë e “fortë” të politikanëve shqiptarë, sherret që i morën në qafë

Sherret dhe skandalet ku janë përfshirë na kanë lënë të gjithë pa fjalë, jo vetëm për shkak të rrethanave por edhe për shkat të peshës së familjes së tyre. Fëmijët e politikanëve shqiptarë, duket së ndihen disi të privilegjuar nga prindërit e “famshëm” dhe veprojnë pa iu dridhur qerpiku. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata kanë marrë superxhiro dhe kanë vepruar me shume sec duhet ne gjaknxehtësi e sipër.

Djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani është përfshirë në një sërë vrásjesh, por me e bujshmja ishte ajo e másákrës ku la të vdákur 4 persona, ndër ta edhe mikun e tij të ngushtë. Aktualisht ai po vuan dënimin.

Një tjetër person që ka pasur probleme me ligjin është edhe Ledio Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, njëherësh edhe kryetar parlamentit shqiptar.

Ai është shoqëruar për ármëmbajtje nga policia e Durrësit. Mësohet se pas marrjes në pyetje nga policia ka lënë të lirë Ruçin. Ledio Ruçi, djali i deputetit të PS-së Gramoz Ruçi, ka një precedent tjetër në një plágosje me armë në Tiranë, ngjarje për të cilën në vitin 2005 është shpallur i pafajshëm.

Megjithate, duhet thene qe si djali i kryetarit te Kuvendit ushtron nje detyre jo pak te rendesishme. Ai punon tek ANTA, agjensia ndërkombëtare e trafikut ajror.

Djali i deputetit Tom Doshi, i cili është vetëm 16 vjeç duket se bën një jetë tepër luksoze. Nëse bën një vëzhgim në profilin e tij në instagram ai shihet në foto me makina të fundit dhe në vende luksoze.Ora të shtrenjta, pushime nëpër Europë dhe veshje firmato.

James Doshi, është edhe një gangster i vogël, pasi ai është shoqëruar disa herë nga policia. Por ajo që mori dhenë ishte kur u përfshi ne një sherr bashkë me djalin e ish-deputetit, Ndriçim Babasit me disa bodyguardë. Sherri me grushta të ndodhur në një lokal në zonën e bllokut. Ata janë konfliktuar me grushte me badigardët e lokalit.