Startoi nata e parë / Kënga Magjike ‘ndërron stacion’ pas 22-vjetësh. Fjalët e Arditit

Në fakt, është në shtëpinë e vet, por për 22 vjet me radhë, ne netët finale festivali i Këngës Magjike është organizuar në Pallatin e Kongreseve. Kuptohet, gjithçka është pasojë e pandemisë. Kështu, nata e parë gjysmëfinale e festivalit Kënga Magjike nuk po zhvillohet në Pallatin e Koncerteve. “Pandemia fiku dritat e botës”,- tha producenti Gjebrea sapo hapi mbrëmjen e sotme të festivalit, por shtoi se “Kënga Magjike” do të zhvillohet kësaj here në një tjetër shtëpi të ëmbël, në Tv Klan.

 “Pas 22-vitesh, sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur, sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi. Drejt Tv Klan të lutem”.

Në krah të Ardit Gjebreas këtë edicion është këngëtarja Marsela Çibukaj. Ajo tha se me prezantimin e “Këngës Magjike” i realizohet një ëndërr shumë e madhe.