Mesditën e sotme forca të shumta policie janë vënë re në qytetin e Elbasanit. Pothuajse në çdo kryqëzim kishte nga 2 ose 3 oficerë policie të cilët qëndronin në gadishmëri me radio në dorë. Ndërkohë në lagjen “11 Nëntori” është e ndaluar lëvizja e automjeteve, çka ka sjellë edhe rëndimin e qarkullimit në atë zonë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se Elbasanin do ta vizitojë Kryeministri Edi Rama dhe në lagjen “11 Nëntori” do të inagurojë fillimet e punime për rehabilitimin e sheshit të disa pallateve në këtë lagje. Gjithashtu mësohet se kryeministri do të jetë i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla dhe deputetë të tjerë të qarkut të Elbasanit.