Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka cilësuar si shtresën më aktive dhe më të pakujdeshme grupmoshat 15-24 dhe 25-35 vjeç. Urgjenca Kombëtare, teksa bën një bilanc shifrash në lidhje me thirrjet drejtuar numrit unik 127, shprehet se është shqetësuese rritja e numrit të të infektuarve në grupmoshat e sipërpërmendura.
Postimi i plotë
Rreth 52000 thirrje janë regjistruar vetëm gjatë muajit JANAR drejt numrit unik 127, pranë Njësisë së Koordinimit në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, 9500 prej të cilave kanë qenë thirrje COVID. Gjithashtu, janë regjistruar nga rreth 1800-2000 në ditë, nga te cilat rreth 390-400 në ditë kanë qenë COVID. Vetëm gjatë muajit janar nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 12000 misione, 2600 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë.
Duke parë nr në rritje të infektimeve QKUM, ju bën thirrje të respektoni rregullat bazë për të mbrojtur veten tuaj dhe të tjerët nga COVID-19. Të respektoni distancën dhe të mbani maskë, të lani shpesh duart dhe të distancoheni nga grumbullimet.
Por çfarë duhet të bëni nëse simptomat tuaja COVID19 janë të lehta ose mesatare?
Qëndroni në shtëpi
Mos përdorni antibiotikë
Pushoni, ushqehuni, pini normalisht
Telefononi 127 ose mjekun tuaj të familjes nëse simptomat tuaja përkeqësohen.