Armando Sadiku ka firmosur me skuadrën e Bolivarit në Bolivi. Sulmuesi shqiptar ka befasuar me këtë lëvizje, pas aventurës së dështuar tek Erzurumspor në Turqi. Sadiku bëhet lojtari i parë shqiptar që luan në kampionatin bolivian. Ka qenë vetë klubi nga “La Paz” që me anë të një postimi në faqen zyrtare i urojë mirëseardhjen futbollistit elbasanas.
Po ashtu edhe presidenti i Bolivarit, Marcelo Claure, foli mbi këtë transferim. “Mirë se vjen Armando Sadiku. Sulmuesi i fuqishëm, 29-vjeçar, i cili shkëlqeu në ligat kryesore në Europë duke shënuar më shumë se 100 gola në Zvicër, Spanjë, Poloni dhe Turqi, pjesë e kombëtares shqiptare. Ai është shqiptari i parë që vjen në Bolivi”, shkruan mes të tjerash Claure.
Nje koment
Pingback: 2engross