Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin shqiptar. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të ŗrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Ndërkohë në të gjithë vendin vijojnë reshjet e dendura të shiut. Nga veriu në jug në disa vende ka ŗrezik përmbytjesh, mes tyre është Elbasani.

Reshjet e dendura dhe prurjet nga zonat malore në rrethin e Elbasanit kanë krijuar ŗrezik në lagjet “Dyli Haxhire” dhe “Vullnetari”. Banorët e këtyre lagjeve janë pranë përroi të Zaranikës dhe ka ŗrezik që ky përrua, për shkak të reshjeve të shumta, të dalë nga shtrati.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.