KQZ ka propozuar numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 Prill 2021. Tirana do të ketë 2 deputetë më shumë në zgjedhjet e 25 prillit. Pas levizjeve demografike të 4 viteve të fundit, numri i popullsisë në qarqet Dibër e Gjirokastër është ulur, duke bërë që të përfaqësohen secili me nga një deputet më pak në parlamentin e ardhshëm. Këta deputetë do t’i kalojën kryqytetit.
Në ditët në vijim, KQZ do të bëjë shpërndarjen e re të mandateve sipas qarqeve. Sipas të dhënave të gjendjes civile, 1 deputet në Republikën e Shqipërisë përfaqëson rreth 32 mije e 400 shtetas.
Shpërndarja e mandateve është si më poshtë:
Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate
Qarku Dibër – 5 (pesë) mandate
Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate
Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate
Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Kukës – 3 (tre) mandate
Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate
Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate
Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate.