Masat e reja kufizuese, të konsideruara masa të intensitetit mesatar, kanë hyrë në fuqi mbrëmjen e 11 nëntorit, ora 22:00. Në një lidhje me Skype për “Open”, ndërsa u pyet nëse vendi po shkon drejt një mbyllje totale, minsitrja u shpreh se situata po monitorohet. Sipas Manastirliut, me evoluimin e epidemisë do të informohen edhe hapat e tjerë që do të ndërmerren.
“Këto masa janë masa të intensitetit mesatar. Situata është dinamike, patjetër që dhe masat janë fleksibël, grupet e punës po monitorojnë situatën. Do të ketë një vlerësim periodik me bazë javore dhe dy javore, me evoluimin epidemisë do kemi dhe komunikime që do informojmë për hapat që do ndërmarrim dhe situatën epidemiologjike, theksoi Manastirliu.