Epidemiologu, Ilir Alimehmeti me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka analizuar situatën e COVID-19 në vend. “Shume lajm i mire miqte e mi! ECDC (European Center for Diseases Control), autoriteti me i larte Europian sapo publikoi “Udhezuesin per Perfundimin e Izolimit te Personave me COVID-19”.
Siç edhe ka informuar OBSH-ja qe ne fund te majit dhe publikuar qe me 17 qershor, edhe ECDC udhezon se izolimi perfundon ne keto skenare: Rast asimptomatik:
Mbaron izolimi pas 10 ditesh, pa pasur nevoje per teste negative.
Rastet e lehta/te moderuara dalin nga izolimi kur ka:
-Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera, Dhe nje nga kriteret me poshte:
-kane kaluar 10 dite nga fillimi i simptomave ose kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.
Rastet e renda dalin nga izolimi kur ka:
-Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera,
Dhe nje nga kriteret me poshte:
-kane kaluar minimumi 14 dite deri ne 20 dite nga fillimi i simptomave ose kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.
Pra: kuptohet qarte qe infeksioziteti i rasteve me COVID-19 eshte me i shkurter se sa mendohej fillimisht, dhe mund te kursehen shume teste qe mund te perdoren per zbulimin e rasteve te reja.
Kujdes: Eshte udhezues, qe do te thote se çdo shtet vendos vete nese do ta ndjeke apo jo, por shkenca informon qe keto jane kriteret e bazuara ne evidence”, shkruan Alimehmeti.