FOTO ARKIVA

Ngjarja e rëndë në lokalin në Elbasan, policia jep detajet

Shërbimet e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes klientëve dhe personelit të shërbimit të lokalit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se Xh .T, A.M, dhe shtetasi L.Q., nën efektin e pjeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar me personelin e shërbimit të këtij lokali si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive njëri prej klientëve që nisi konfliktin.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia, të dyshuarit A. M ju gjet një dozë lëndë naŗkotike dhe në banesën e shtetasit J.Ç., të cilën e kishte me qira janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë naŗkotike si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshatur si aŗmë e ftohtë. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë aŗrestimi në flagracë i Xh. T, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Shkatërrim i pronës private”, dhe “Prishja e qetësisë publike” dhe A. M, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve naŗkotike”, “Shkatërrim i pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e J.Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, dhe L.Q., 43 vjeç, banues në Elbasan, të cilët në momentin që kanë parë uniformat blu kanë mundur të largohen. Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme