Një 70-vjeçare me Covid-19 nga Elbasani ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Burime bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë pak orë pasi është intubuar. Bashkë me të ishte infektuar edhe bashkëshorti i saj. Ky i fundit e ka fituar betejën me këtë sëmundje dhe ka dalë nga spitali dhe ndodhet i karantinuar në banesë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur dje se janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste pozitive. Ndërkohë që në Elbasan janë 248 aktive, vetëm dje ishin 16 raste.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.