Arkeologu dhe politikani i njohur shqiptar, Neritan Ceka është infektuar me Covid-19. Sipas TvT, mësohet se Ceka po trajtohet në shtëpi, pasi nuk ka pranuar të marrë mjekim në spital, por gjendja e tij po ndiqet në kushtet e shtëpisë. Krahas trajtimit me medikamentet anti-Covid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes.