Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS e nisur prej orës 16:00 dhe pritet që kryeministri të mbajë një fjalë para deputetëve. Ndërkohë gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar emrat e drejtuesve të ri politik të PS në qarqe. Ajo që bie në sy është se Kryeministri Edi Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik i Durrësit.
Emrat si më poshtë:
Kukës-Safet Gjici
Shkodër – Ilir Beqaj
Lezhë-Lindita Nikolla
Tiranë , Erjon Veliaj, Elisa Spiropali / Kryetari Ervini Bushati
Durrës përkohësisht Edi Rama.
Dibër-Olta Xhaçka
Elbasan- Taulant Balla
Korçë- Niko Peleshi
Fier-Gramoz Ruçi
Vlorë-Damian Gjiknuri
Gjirokastër- Bledi Çuçi
Mbledhja e zhvilluar sot në Elbasan shënoi edhe ndezjen e motorëve të përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme./Top Channel