Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shpërndarë mesazhin e ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca për gjyqtarin italian Paolo Borsellino. Bardhi thotë se fjalët e Borselinos janë akoma të vërteta për vendin tonë, duke theksuar se raporti i Anti-Mafias tregon nevojën që ka Shqipëria për të shkëputur lidhjen e krimit nga pushteti.
”Fatkeqësisht, fjalët e Borsellinos janë akoma të vërteta për vendin tonë. Beteja me mafian duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për qytetarët e ndershëm. Raporti i Antimafias, shpalos nevojën që ka Shqipëria, për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin”, shkruan Bardhi.
Mesazhi i Borselinos i shpërndarë nga Soreca në 28-vjetorin e tij të vŕasjes nga antimafia për shkak të çështjeve që kishte në dorë:
“Lufta kundër mafias, që është problemi i parë për t’u zgjidhur në vendin tonë fatkeq dhe të bukur, duhet të jetë jo vetëm një aksion shtypës i ftohtë, por një lëvizje morale dhe kulturore, që përfshin këdo, veçanërisht, brezin e ri, më i përshtatshmi për të ndjerë shijen e freskët të lirisë, që vjen nga fshirja e baltës së kompromisit moral, indiferencës, të afërsisë dhetë bashkëpunimit”