Nga Dr.Arben Ramkaj: Ngjarja e țmerrshme e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë pak ditë më parë, i tronditi shqiptarët por jo vetëm. Dukuria e vetëvŕasjes në vendin tonë është mjerisht shumë e përhapur dhe vjen kryesisht si pasojë e problemeve të rënda socio-ekonomike, apo problemeve mendore të patrajtuara si pasojë e stigmës të fortë që ka shoqëria jonë ndaj personave me shqetësime të tilla.
Dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë që ka pasur vetëvŕasje të dyshuara si të nxitura nga sekte apo kulte të caktuara, mbi veprimtarinë e të cilëve shteti shqiptar nuk ka qenë gjithmonë vigjilent. Por ngjarja e 3 korrikut i kalon kufijtë e imagjinatës.
Anisa Josifi, u vetëflijua disa muaj më parë përmes refuzimit disa-javor të ushqimit. E ëma Zhaneta dhe e motra Blerta, nisën të njëjtin ritual makabër, duke besuar dhe shpresuar se sakrifica e tyre do ta ringjallte Anisën e ndjerë.
Në fund, tŕagjedia e pritshme kurseu vetëm Blertën dhe kjo pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të sinjalizuara nga të afërmit dhe fqinjët. Ngjarja u shoqërua me raportime të sakta por edhe spekulime, me sulme në mediat sociale ndaj besimeve fetare në përgjithësi apo rrymave të caktuara në veçanti.
Menjëherë, drejtues të komuniteteve kryesore fetare në vend, u distancuan nga ky akt, duke u shprehur se në asnjë rresht apo fjalë të librave të shenjtë, Kur’anit dhe Biblës, nuk nxitet vetëvŕasja, dhe as premtohet ringjallja fizike e atyre që largohen nga kjo botë.
Hetimet intensive mbi këtë çështje, të bazuara në dëshmi të shumta ende të mjegullta, kanë gjurmuar praninë e ndikimit të një sekti mbi ritualin makabër që ndërmorën anëtarët e familjes Josifi. Dhe fakti që në botë ka sekte apo kulte të errëta, që shtrembërojnë shkrimet e shenjta, apo iu kundërvihen haptazi atyre, predikojnë vetëvŕasjen e ndjekësve të tyre, në formën e ritualeve të lashta pagane të flijimit apo vetë-flijimit, nuk duhet të habisë askënd.
Tmeŕret që kanë prodhuar sekte të tilla janë të panumërta. Në marsin e vitit 1997, 39 anëtarë të “Portës së Qiellit”, një kult i krijuar në fillim të viteve 1970, të veshur me rroba të errëta, pinë nga një grusht me qetësues dhe vendosën secili në kokë qese plastike. Ishte një nga vetëvŕasjet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Por rekordin më të zi e mban Xhim Xhons me kultin e tij “Tempulli i Popullit”, të krijuar në vitet 1970 në SHBA. Pas problemeve me ligjin në SHBA, ai u tërhoq me ndjekësit e tij në xhunglën e Guajanës në Amerikën e Jugut, ku ndërtoi një mini-qytezë.
Edhe atje nuk gjeti paqe. Pas denoncimeve për ɗ hunë dhe aƅuzime seķsuale, qeveria amerikane vendosi të ndërhyjë. Por Xhons urdhëroi vŕasjen e një kongresmeni dhe shoqëruesve të tij që kishin shkuar për një inspektim në kampin e tij, dhe më pas çoi 918 njerëz drejt vetëvŕasjes kolektive, përfshirë veten. Ishte 18 nëntori i vitit 1978.
Fjala ‘kult’ përkufizohet në përgjithësi si një sistem apo një grupim njerëzish që kanë një përkushtim të tepruar ndaj një figure, objekti ose sistemi besimi, zakonisht pas një lideri karizmatik.
Dekadat e fundit, ky term lidhet zakonisht me sektet fetare jo tradicionale që marrin pjesë në praktika dhe akte të këqija, deri në ekstŕeme. Një nga tiparet kryesore që kanë vënë re studiuesit tek sektet, është se ato kanë prirjen të kenë në krye një udhëheqës të cilin grupi e ndjek me një besim të padiskutueshëm.
Në shumë kulte fetare, pasuesve u thuhet se udhëheqësi ose themeluesi ka gjithmonë të drejtë. Ata që bëjnë pyetje, nxisin ndonjë kundërshtim të mundshëm, ose sillen në çfarëdolloj mënyre që vë në dyshim besnikërinë e tyre, shpesh ndëshkohen.
Shpesh, edhe për ata që janë jashtë kultit, dhe që shkaktojnë probleme për udhëheqësit, mund të viķtimizohen, dhe në disa raste, ndëshkimi është vɗekjeprurës. Udhëheqësi i kultit shpesh beson se ai është i veçantë ose madje hyjnor në një farë mënyre.
Kulti dallon edhe nga taktikat mashtruese të rekrutimit. Anëtarëve potencialë u premtohet se do t’u ofrohet diçka që e nuk kanë në jetën e tyre aktuale. Për shkak se liderët përzgjedhin ata që janë karaktere psikologjikisht të brishtë dhe të cënueshëm, nuk është e vështirë bindja e tyre se anëtarësimi në grup do ta bëjë disi më të mirë jetën e tyre.
Dhe ky identikit përputhet nga analizat e deritanishme të ekspertëve mbi Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi. Kultet zakonisht i izolojnë anëtarët nga familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre jashtë grupit. Anëtarët mësohen që në fillim që miqtë e tyre të vetëm të vërtetë – dhe familja e tyre e vërtetë – janë ndjekësit e tjerë të kultit.
Kjo i jep mundësinë udhëheqësve të kultit t’i izolojnë pjesëmarrësit nga ata që mund të përpiqen t’i nxjerrin nga tutela ku janë futur. Dhe po sipas dëshmive të familjarëve të afërt, viķtimat ishin distancuar radikalisht nga fisi i tyre, duke refuzuar t’i takojnë apo t’u hapin derën.
Pas shembjes së diktaturës, Shqipëria ri-lejoi praktikimin e besimit fetar. Dhe që në fillim të viteve 1990 në vend vërshuan shumë organizata e sekte fetare. Shumë prej tyre, pretendonin se e bazonin veprimtarinë e tyre në restaurimin e besimeve fetare tradicionale, por në mënyrën e tyre.
Dhe pikërisht këtu lindën edhe problemet. Shqipëria ka kaluar në këto 3 dekada trauma të rënda, dhe Komiteti Kombëtar i Kulteve, pavarësisht një hovi të madh cilësor në punën e tij mbikëqyrëse vitet e fundit, nuk ka pasur mundësinë të vëzhgojë gjatë gjithë kohës dhe më imtësi strukturën, ideologjinë, veprimtarinë e këtyre organizatave.
Si vendi që për 23 vite u shpall me kushtetutë i vetmi shtet ateist në botë, Shqipëria mund të jetë disi e kompleksuar nga fakti se çdo sanksion ndaj një organizate të caktuar fetare, mund të perceptohet si rikthim i represionit anti-fetar.
Por nga ana tjetër kjo tolerancë deri në nivele apatie, po shkakton siç po shohim drama të mëdha. Sot nuk ka asnjë studim konkret gjithëpërfshirës se çfarë predikojnë këto organizata, çfarë raporti kanë ato me shtetin shqiptar dhe konkretisht me Komitetin e Kulteve.
Në kontrast të plotë, 5 besimet fetare zyrtare në Shqipëri, myslimane, katolike, ortodokse, bektashiane dhe ungjillorët, kanë një marrëdhënie të hapur dhe shumë bashkëpunuese me organet shtetërore.
Nga ana tjetër unë e ritheksoj këtu qëndrimin e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar, të cilën kam nderin ta drejtoj, se mediat duhet t’i raportojnë ngjarje të tilla me standardet e kodit të etikës, dhe të kenë ndërkohë vetëpërmbajtje për të mos diskriminuar komunitetet fetare, me etiketime që cënojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar.
Ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike kanë nevojë që të trajtohen nga institucionet shtetërore, njerëzit me profil publik, por edhe nga kompanitë mediatike me seriozitet, dhe në respektimin të lirisë së besimit të çdokujt.
Por sigurisht ngjarja e Kombinatit, duhet të jetë një këmbanë alarmi për strukturat shtetërore, por mbi të gjitha për shoqërinë në përgjithësi, që gjithsecili të jetë syçelët dhe të mos bjerë pre e sekteve të tilla, që jo vetëm nuk ofrojnë realisht asgjë, por mund t’ju marrin gjënë më të shtrenjtë, jetën tuaj.