“S’keni parë gjë akoma!”, Ekspertja Bino jep lajmin e keq: Ja ç’do të ndodhë sipas saj në korrik…

Silva Bino, Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, ka thënë mbrëmjen e sotme se në dy javët në vijim pritet rritje e numrit të të infektuarve. E ftuar në një emision televiziv, znj.Bino u shpreh se numrat e këtyre ditëve janë personat e infektuar në muajin maji dhe sipas saj të infektuarit e qershorit do të shihen në korrik.

“Shifrat e larta që kemi këto kohë janë të infektuarit e muajit maj. Infektimet e qershorit do ti shikojmë në korrik. Këto dy javë presim një rritje të numrit të infektuarve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat”- tha Silva Bino.

(Descript.al)