Në Angli flasin për një spekulim, por mediat në Spanjë e bëjnë të sigurtë se Chelsea do të synojë fort blerjen e Cristiano Ronaldo-s nga Juventus-i. Blutë e Londrës prej 2020 kanë të drejtë të ndërhyrjnë në merkato dhe pas një sezoni ku nuk ishin protagonist kërkojnë të rikthehen më të fortë se kurrë. Aktualisht blutë kanë mbyllur gjithçka për futbollistin e Ajax Hakim Zyeich mbi bazën e 40 mln eurove dhe në Londër ai do të vijë nga 1 korriku.
Sakaq më herët është raportuar se edhe sulmuesi i Leipzig Timo Werner ka firmosur për Chelsea-n, që do të paguajë 60 mln euro te klubi gjerman. Por me Ronaldo-n ekipi i Lamprad kërkon të shtojë eksperiencën, pasi të gjithë futbollistët e tjerë kanë një moshë të re. Fituesi i pesë herë ‘Topit të Artë’ u ble nga ekipi italian në verën e vitit 2018 për shifrën e 117 mln eurove, ndërsa pavarësisht se kanë kaluar dy vite Chelsea ka gati 120 mln euro.
Do të jetë një negociatë tepër e vështirë, por ‘Marca’ në Spanjë këmbëngul që informacioni është i vërtetë. Ndërkohë mediat në Angli nuk e marrin seriozisht tratativën, pasi mosha e Ronaldo-s, 35 vjeç, duket shumë e lartë për strategjinë e Chelsea-s. Aq më tepër për të shpenzuar 120 mln euro.