Këngëtarja mjaft e dashur nga publiku, Arilena Ara përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ndau me fansat një kujtim nga babai i saj. Prej disa vitesh, Arilena ka humbur babain e saj dhe sot përmes postimit të saj, ajo tregoi se e ndjen së tepërmi mungesën e tij.
Këngëtarja publikoi një letër të shkruar me shkrim dore, ku shihet një dedikim për të atin. “Kurrë s’do ndahem nga ti babi dhe të dua shumë”, shkruhet në letër. Ndërsa bashkëngjitur letrës Arilena shkruan: Gëzuar ditëlindjen në parajsë babi!/tvklan