Dalin detaje nga rastet e reja me koronavirus në Elbasan, ky sot u konfirmuan dy persona pozitive të prekur nga COVID 19. Mësohet se njëri nga të prekurit, është 50 vjecari, shofer i nje kompanie ndertimi ne qytetin e Elbasanit. Dyshohet se 50 vjeçari e ka marre virusin rreth nje jave me pare ne vdekjen e vellait te tij ku edhe u krye nje ceremoni mortore. Banoret i ka zene paniku ne fshatin Mengel, pasi thuajse nje pjese e tyre kane marre pjese ne ceremonine mortore.
Rasti i dyte eshte ne lagjen “5 Maji”ne Elbasan, ku pozitiv ka dale nje 84 vjecar. Nje jave me pare niperit e tij jane shtruar ne spital me diarre.
Pas kesaj ka shfaqur shenja te Covid 84 vjecari, i cili dyshohet se mund ta kete marre nga djali i tij, që punonte me dite ne ndertim. Analizat i jane bere edhe 7 anetareve te familjes se tij dhe pergjigjja pritet te dale neser.
Diten e sotme vetëm 8 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit, duke ruajtur trendin e shifrave të ulëta që ka patur kjo javë. 5 nga këto raste janë shënuar në Tiranë, që tashmë ka sërish numrin më të madh të të infektuarve.
Nga rastet e tjera, 2 janë në Elbasan dhe 1 në Durrës.
Ndërkohë janë 229 raste aktive në vendin tonë, ndërsa në total ka patur 803 raste në total.