Numri i të prekurve në vend nga CoVid-19 ka shkuar në 433 bëri me dije Ministria e Shëndetësisë. 17 raste të reja janë regjistruar 24 orët e fundit nga 259 persona që ishin të dyshuar. ISHP-ja njoftoi për një rast të ri një Lushnje gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 6 numrin total të të prekurve në këtë qytet. Abcnews mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për një biznesmen të fuqishëm në këtë qytet, i cili është konstatuar sëfundmi me koronavirus. Ky i fundit ka në pronësi një fabrikë të përpunimit të produkteve ushqimore, ku njëra prej tyre ka qenë hapur të paktën deri dje.
Biznesmeni jetonte në shtëpi me nëntë pjestarë të tjerë të familjes, të cilëve iu është marrë tamponi gjatë ditës së djeshme. Nuk dihet ende se ku është infektuar biznesmeni në fjalë. Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit:
-10 raste Tiranë
-3 raste Shkodër
-1 rast Pukë
-1 rast Lushnje
-1 rast Shkodër
-1 rast Fier.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”.