Mjeku i njohur anestezist Roland Xhaxho shpjegon se si koronavirusi sulmon mushkëritë.
Ai thotë se mosha e tretë është më e rrezikuar, por edhe të rinjtë që përdorin drogë, pijnë duhan apo kanë probleme me imunitetin.
“Baza e kësaj sëmundje qëndron në dëmtimin e mushkërisë. Ky është një virus si tuberkulozi që parapëlqen vendet ku ka më shumë oksigjen. Dhe oksigjen më shumë ka në mushkëri. Ky virus i depërton këto poret ku kalon oksigjeni dhe futet në shresën e ndërmjetme apo intersiciale. Kjo shtresë fillon dhe trashet, dhe oksigjeni çfarëdo koncentrimi të ketë nuk depërton dot. Në këtë rast fillon ajo që quhet insufucenca respiratore. Këto etapa duan ditë. Sipërfaqja pulmonare te të moshuarit është sa një e treta e një të riu. Po ashtu edhe volumi i pulmonit te ata që pijnë duhan, drogë kanë vëllim pulmonar sa një i moshuar. Të gjithë të rinjtë që nuk i kanë takuar prindërit të presin. Dhe vetë të izolohen. Kjo është sëmundje e pulmonit ose zemrës së djathtë. Nëse pulmoni funksionon mirë edhe zemar e djathtë punon mirë. Megjithatë ekziston edhe një mundësi e fundit që është edhe në Shqipëri, ku me anë të pajisjes ne mund të zëvendësojmë pulmonin”, tha Xhaxho në emisionin “Open”.