Prezantim nga konferenca “Ajo sejll Paqen, bashkohuni me gratë paqendërtuese”, mbajtur në Elbasan për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe 20 vjetorit të Rezolutës 1325 “Gruaja, Paqja dhe Siguria”. Autore: Mimoza Hasani Pllana, Ligjëruese në Media dhe Komunikim dhe Eksperte e Programeve Arsimore në CVE
E filloj këtë kumtesë me fjalët e një vajze të re pakistaneze, një aktivistje për të drejtat e njeriut e cila thotë se gjithë çfarë ajo dëshiron është arsimimi dhe më nuk ka frikë nga askush. Kjo vajzë quhet Malala Yousafzai, e cila për punën që bën u sulmua në moshë të re, përjetoi një atentat, por i mbijetoi. Kur dëgjojmë një dëshirë të tillë, kujtohemi se ende kemi vajza dhe gra të cilat nuk gëzojnë të drejtën për arsim dhe aftësim. Për këtë temë të brishtë, nuk do të flasim sot, meqë jemi thirrur të prezantojmë zbatimin e Rezolutës 1325 “Gruaja, Paqja dhe Siguria” në programet arsimore dhe në veçanti për parandalimin e ekstremizimit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.
Rezoluta 1325 “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, e pranuar në Këshillin e Sigurimit të OKB- së më 31 tetor 2000, gjenë zbatueshmëri në Republikën e Kosovës, duke u përfshirë në Kushtetuten e vendit, ligjet, politikat, strategjitë dhe planet e veprimit. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sipas standardeve europiane, garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe grave. Nenin 7.2. i Kushtetutës, garanton se Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore”.1 Ndërsa, Ligji për Barazi Gjinore në nenin 4.7 përcakton se detyrë dhe përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ministrive, në fushën e barazisë gjinore është edhe promovimi dhe garantimi i të drejtave të barabarta gjinore.2 Andaj, më 29 janar 2014, Qeveria e Republikës së Kosovës, për herë të parë aprovoi Planin e Veprimit (2013-2015) për zbatimin e Rezolutës 1325. Me këtë
1 Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeminsitrit, Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, “Gratë, Paqja dhe Siguria” 2013- 2015, Prishtinë, f. 27. Linku https://abgj.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Legjislacioni/compresspdf_6PO8q2Te.pdf
2 Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeminsitrit, Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, “Gratë, Paqja dhe Siguria” 2013- 2015, Prishtinë, f. 33. Linku https://abgj.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Legjislacioni/compresspdf_6PO8q2Te.pdf
aprovim, u obliguan për zbatim të gjitha institucionet e përfshira në Planin e Veprimit, ndërsa Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, u obligua që të udhëheq dhe të monitoroj zbatimin e tij. Praktikat e mira europiane dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore dhe zbatimin e Rezolutës janë të përfshira edhe në ligjet e arsimit, si: 1. Ligji mbi edukimin parashkollor, 2. Ligji për arsimin parauniversitar, 3.Ligji për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik.3 Në aspektin gjinor, secili nga ligjet siguron përfshirjen dhe ruajtjen e barazisë gjinore si një nga faktorët e rëndësishëm dhe përcaktues për një shoqërie unike.
Derisa roli i Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 1325, rithekson rolin e rëndësishëm të gruas në parandalimin, zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes, rolin e saj në veprimet humanitare, rindërtim pas konfliktit, konfliktit, thekson edhe rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë të gruas në të gjitha përpjekjet për mirëmbajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë, si dhe pranon faktin se gratë historikisht janë lënë jashtë proceseve të paqes dhe përpjekjeve për stabilizim. Po ashtu, KS, te Rezoluta, thekson nevojën për të rritur rolin e gruas në proceset vendimmarrëse, lidhur me parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, nevojën për të zbatuar plotësisht ligjet ndërkombëtare humanitare dhe ato të të drejtave të njeriut, të cilat mbrojnë të drejtat e grave dhe të vajzave gjatë dhe pas konflikteve si dhe nevojën urgjente për të futur perspektivën gjinore në veprimet paqeruajtëse, etj. (https://abgj.rks- gov.net/assets/cms/uploads/files/Legjislacioni/Rezoluta%201325%20Gruaja%20Paqja%2 0dhe%20Siguria.pdf) .
Bazuar në të gjitha motivet e pëmenduara dhe bazuar në parimet mbi të cilat mbështet Plani i Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325, në veçanti mbi parimin e transparencës dhe gjithëpërfshirjes, fusha e arsimit ka rol të veçantë në zbatimin e këtij dokumenti të rëndësishmë për fuqizimin e gruas në të gjitha dimensionet e shoqërisë. Andaj, institucionet arsimore nga niveli më i lartë që është Ministria e Arsimit, Shekncës, Teknologjisë (MASHT), që nga aprovimi i Planit të Veprimit (PV) janë përpjekur të përbushin obligimet e tyre që dalin nga dokumenti. Në vitet e fundit, MASHT, zbatimin e Rezolutës e ka bërë pjesë edhe të Planit të Veprimit Kundër Ekstremizimit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm 2017-2020.
Në këtë PV, promovimi i barazisë gjinore në shkolla, si pjesë e promovimit të Rezolutës 1325, është pjesë e objektivës së dytë strategjike që parasheh parandalmin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm. Si aktivitet (2.2.1), i përkët nënobjektivës strategjike 2.2 që përfshinë rritjen e kapacitetit të aktorëve qeverisës, sektorit të arsimit, autoriteteve të
3 Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeminsitrit, Çfarë duhet të dimë për barazinë gjinore në Kosovë, Prishtinë, 2018, f.53-60
zbatimit të ligjit, shoqërisë civile dhe komuniteteve fetare në kuadër të aktivitete kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për arritjen e kësaj objketive ka realizuar senanca informative në institucionet arsimore duke përfshirë tema që kontribuojnë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit për çështjet gjinore.Temat që u realizuan në shkolla janë:
- Parandalimi i dhunës në familje;
- Parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore;
c.) Prmovimi i barazisë në shkolla në kuadër të Rezulutës 1325 të OKB-së.
Partnerët ndihmues për zbatim, sipas PV janë: komunat, nëpërmjet drejtorive komunale të arsimit, universitet, shkollat dhe partnerët zhvillimor të arsimit.
Kur kërkojmë të kuptojmë për metodologjinë se si kanë gjetur zbatueshmëri këto aktivitete, kuptojmë se zyrtarë të MASHT, në bashkëpunim me partnerët, në kuadër të seancave informuese për parandalim të dhunës në familje, parandalim të trafikimit me qenje njerëzore dhe atyre për rezolutën Gratë, Paqja dhe Siguria 1325, kanë ligjëruar edhe pë rrreziqet që mund të vijnë nga ekstremizimi i dhunshëm.
Deri në këtë vit (2020), në të gjitha regjionet e Kosovës, janë mbajtur seanca informative për rolin e instuticioneve shkollore në funksion të parandalimit dukurive negative në shkolla. Kryesisht, pjesë e seancave informative ishin menaxhmenti i shkollave (drejtorët, zëvendës drejtorët, sekretarët), koordinatorët e cilësisë dhe mësimdhënësit. Ndërlidhur me rolin e shkollës në parandalim të dukurive negative, janë prezantuar edhe mundësitë për referimin e rasteve të dhunës në modulet e reja të Sistemit të Menaxhimit të Informatave në Arsim, në modulin për rastet e dhunës dhe modulin për sistemin e paralajmërimit të hershëm të braktisjes. Të dy këto module reflektojnë sfidat me të cilat ballafaqohen nxënësit, e që nëpërmjet tyre mund të identifikohen edhe rastet e diskriminimit në baza gjinore dhe si pasojë e sjelljeve të dhunshme.
Sa i përket pranisë së gruas në pozita vendimarrëse, udhëheqëse dhe administratë në MASHT, në raportin e hulumtimi për pjesëmarrjen, rolin dhe pozitën e grave në institucionet qendrore, lokale, dhe në partitë politike në Kosovë, të realizuar në vitin kur u aprovua Plani i Parë i Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325,4 pjesëmarrja e grave në numrin e përgjithshëm të të punësuarve në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ishte 40%. Ndërsa, pjesëmarrja e grave në pozita vendimmarrëse ishte vetëm 23% .
4 Ardiana Gashi, Agjencia për Barazi Gjinore, Zyra e Kryeministrit-Qeveria e Kosovës, tetor 2014, f. 22-23. Linku: https://abgj.rks- gov.net/assets/cms/uploads/files/Legjislacioni/ABGJ%20Pjesmarrja%20roli%20dhe%20poziat%20e%20grave%20ne%20instituc ione%20qendrore%20lokale%20dhe%20parti%20politike.pdf,
Bazuar në raportin e vitit 2019 të statistikave të arsimit në Kosovë, në nivelin e arsimit paraunversitar në gjithë Kosovën janë të punësuar gjithsej 23.262 mësimdhënës, 12.773 gra dhe 10.489 burra, ndërsa personeli administrativ që përfshinë menaxhmentin e shkollave dhe stafin mbështetës janë 350. Gra janë 84 dhe burra 266. Kjo do të thotë se, aktualisht, në funksione udhëheqëse në arsimin parauniversitar në Kosovë, (nga niveli parashkollor deri në nivelin e arsimit të mesëm të lartë), numri i burrave është 3 herë më i lartë si ai i grave.5
Sigurisht që përpjekjet për barazi gjinore në funksionet vendimmarrëse në arsim vazhdojnë, aktualisht janë duke u realizuar aktivitete në shkolla lidhur me promovimin e barazisë gjinore. Megjithatë, e mbyll këtë prezantim duke kujtuar vlerat e një shoqërie paqësore, unike që fuqizon gruan dhe funksionon mbi parimet e gjithëpërfshirjes dhe mosdiskriminimit me fjalët e paqendërtuesit Kofi Annan, gjatë një fjalimi për promovimin e unitetit të mbështetur në humanitetin e përbashkët: Ne duhet të promovojmë tolerancë dhe mirëkuptim më të madh mes popujve në të gjithë globin; se agjë nuk i rrezikon më shumë përpjekjet tona për të ndërtuar paqe dhe zhvillim sesa një botë e ndarë në vija religjioze, etnike apo kulturore….
Referenca
- Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeminsitrit. Plani i Veprimit në Zbatim të Rezolutës 1325, “Gratë, Paqja dhe Siguria” 2013- 2015. Linku https://abgj.rks- gov.net/assets/cms/uploads/files/Legjislacioni/compresspdf_6PO8q2Te.pdf.
- Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeminsitrit, Çfarë duhet të dimë për barazinë gjinore në Kosovë, Prishtinë, 2018.
- Ardiana Gashi, Agjencia për Barazi Gjinore, Zyra e Kryeministrit-Qeveria e Kosovës, tetor 2014. Linku: https://abgj.rks- gov.net/assets/cms/uploads/files/Legjislacioni/ABGJ%20Pjesmarrja%20roli%20d he%20poziat%20e%20grave%20ne%20institucione%20qendrore%20lokale%20d he%20parti%20politike.pdf.
- E. Mekolli, Sh. Bruqi, H. Lahu, A.Kryeziu, N.Rexhepi, A.Uka, Sh. Bullatovci, A. Cakolli, Statistikat e Arsimit në Kosovë 2018-2019, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, 2019.
5 E. Mekolli, Sh. Bruqi, H. Lahu, A.Kryeziu, N.Rexhepi, A.Uka, Sh. Bullatovci, A. Cakolli, Statistikat e Arsimit në Kosovë 2018- 2019, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, 2019, f. 39-41