Mesatarisht 100 fëmijë po paraqiten këto ditë të janarit në spitalin Pediatrik të Elbasanit me probleme shëndetësore të shkaktuara nga virozat e stinës. Sipas ISHP-së, çdo ditë janë mbi 11 mijë persona që bëjnë vizita mjekësore, por situata vlerësohet brenda normales për stinën.
Java e dytë e janarit shënoi nisjen e fluksit të virozave në Elbasan.
Mesatarisht 100 fëmijë paraqiten në 24 orë pranë spitalit Pediatrik për vizita dhe kujdes mjekësor.
Grupmosha më e prekur është mes 5 e 10 vjeç.
Irena Palloshi: Fëmijët marrin terapinë ditore, të tjerët që janë më rëndë shtrohen në spital.
Sëmundja e meningjinit ka krijuar një situatë frike në vend, pasi shkaktoi një viktimë.
Në Elbasan thonë se nuk kanë asnjë rastë të dyshuar, ndërsa u kërkojnë prindërve që të mos krijojnë panik, por të ndjekin sistemin e referimit.
Irena Palloshi: Nuk kemi asnjë rast të paraqitur në spitalin tonë.
Sipas ISHP, çdo javë janë rreth 11 mijë raste që trajtohen për infeksionet respiratore, por situata vlerësohet normale për stinën.