Kukësi, Elbasani dhe Gjirokastra ishin në fokus të një aksioni pastrimi gjatë fundjavës në zonat e mbrojtura.
Ministri i Mjedisit, Saimir Jaupaj, bëri të ditur se ndërhyrjet u kryen nga Administratat e Zonave të Mbrojtura në terren, me synim pastrimin dhe ruajtjen e këtyre hapësirave natyrore.
“Natyra na dhuron peizazhe të mrekullueshme, ndërsa detyra jonë është të kujdesemi për to duke mos lënë mbetje pas”, u shpreh ai.
Në terren kanë qenë Administratat e Zonave të Mbrojtura, të cilat vijojnë pastrimin në parqe kombëtare, peizazhe dhe monumente natyrore, me fokus ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e zonave me potencial ekoturistik.
Në këtë nismë janë përfshirë edhe nxënës dhe banorë të zonave, duke dhënë një shembull konkret bashkëpunimi për mjedisin.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.