Klubet shqiptare kanë bërë traditë prej vitesh që të bëjnë merkato edhe kur janë në javët e fundit të sezonit. Dhe këtë traditë e ka vazhduar në sezonin aktual Elbasani, i cili kur mbeten vetëm 2 muaj nga fundi i sezonit futbollistik, ka prezantuar afrimin më të ri në radhët e ekipit.
“Malik Odeyinka nënshkruan zyrtarisht me ekipin verdheblu. Odeyinka vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në elitën e futbollit armen me Alashkert FC dhe FC Van. 19 vjeçari sulmues nga Nigeria numëron paraqitje me Botev Plovdiv në elitën bullgare dhe në ligën e dytë ruse me Arsenal Tula”, shkrihet në njoftimin e klubit verdheblu.
Odeyinka ka qenë nën kontratë me Alashkert në Armeni deri në fillimin e këtij viti, ndërsa më pas ndërpreu marrëveshjen e tij me këtë klub. Tashmë ai do të jetë pjesë e verdhebluve dhe një armë më shumë për Gvozdenoviç në fundin e kampionatit.
PANORAMASPORT.AL
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.