Programi Erasmus është një program i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe përfshin elementë të bashkëpunimit të universiteteve jo vetëm në kontinentin Europian por edhe më gjerë. Universiteti I Elbasanit u bën thirrje studentëve që të jenë pjesë e programit.
🎓 Të dashur studentë të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Dëshironi të studioni apo të kryeni praktikë jashtë vendit?
Ejani dhe zbuloni mundësitë që ju ofron Programi Erasmus+!
Ju ftojmë të merrni pjesë në Ditët e Hapura për Informimin e Mobiliteteve të Studentëve, një mundësi për të mësuar më shumë rreth aplikimit, përfitimeve dhe përvojave ndërkombëtare që ju presin.
Erasmus+ mund të jetë hapi juaj i radhës drejt një përvoje transformuese!
