Aksident i rëndë në Unazën Jugore të Elbasanit. Humb jetën një person

Rreth orës 19:35, në unazën e qytetit, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 20 vjeç ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.

Shtetasi A. M. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.