Më 24 shtator 2025, në Hotel “Skampa” të Elbasanit u zhvillua mbledhja e degës së Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, ku morën pjesë 39 delegatë. Takimi u hap nga kryetari në detyrë, Besim Dybeli, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, i cili theksoi rolin e rëndësishëm të unionit në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve.
Gjatë mbledhjes u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e ri të UGSH – dega Elbasan. Pas procesit të votimit, me shumicë votash, kryetar u zgjodh Fatmir Popa.
Delegatët e pranishëm konfirmuan mbështetjen e tyre për forcimin e degës lokale dhe për vijimin e angazhimit në mbrojtjen e interesave të gazetarëve.