Elbasan/ Takime informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍♀️‍ Ndihmësspecialistja për edukimin në shkolla pranë DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave “Naim Frashëri”, “Imelda Lambertini”, “Arianiti”, dhe “Hamit Mullisi”.

Në fokus të këtyre takimeve ishin temat:

✔ Dhuna në ambientet shkollore

✔ Bullizmi dhe format e tij

✔ Trafikimi i të miturve

✔ Siguria dhe mbrojtja në internet

Për të bërë më të kuptueshme mesazhet, u përdorën materiale ilustrative, video ndërgjegjësuese dhe fletëpalosje informuese.

Gjatë takimit, nxënësit u përfshinë në diskutime të hapura, ku patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre, të shtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla praktike për situata me të cilat mund të përballen në jetën e përditshme.

#PranëJushNëÇdoKohë

#SiguriaEPërTëRinjtë

#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt

#PoliciaNëShkollë ‍♂️